00:08 / E premte, 21 Prill 2017

Lëndohet rëndë Ibrahimovic, rrezikon tërë sezonin (Foto)

Lëndohet rëndë Ibrahimovic, rrezikon tërë sezonin (Foto)

Zlatan Ibrahimovic është lënduar në fund të sfidës me Anderlechtin, ndeshje kjo që gjysmëfinalistin e mësoi pas vazhdimeve.

Sulmuesi suedez me këtë lëndim rrezikon të mungoj gjatë, pasi thuhet se ka këputur ligamentet e gjurit që duhen kohë afro gjashtë muaj për t’u shëruar.

Vlen të përmendet se takimin e fitoi ekipi i Jose Mourinhos me rezultat 2-1, duke siguruar kështu gjysmëfinalen e madhe të Evropa Ligës.

Shorti për gjysmëfinalet hedhet nesër, si për Evropa Ligë ashtu edhe për Ligën e Kampionëve nga ora 11:00./IndeksOnline/

Temat:
Lexo të tjera