19:28 / E enjte, 12 Tetor 2017

Liburni na bënë krenarë, mposht kampionin e Francës (Foto)

Liburni na bënë krenarë, mposht kampionin e Francës (Foto)

Skuadra kosovare në futsall, FC Liburn e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme UEFA Cup për sezonin 2017/18.

Klubi kosovar mposhti 6 me 4 kampionin e Francës, Garges Djibson, shkruan IndeksOnline.

Golat për ekipin nga Gjakova i shënuan: Alaj, Selmanaj (4) dhe Mejzini. Kurse për Garges Djibson: Kebe, Mendy (2) dhe De Sa Andrade.

Me këtë fitore Liburni kryeson grupin E me 3 pikë. Vlen të përmendet se klubi kosovar gjendet në grup me ekipet si: Garges Djibson, Leo dhe Nacional./IndeksOnline/

Lexo të tjera