18:25 / E mërkurë, 13 Shtator 2017

Liria befason Dritën, Prishtina barazon në Drenicë

Liria befason Dritën, Prishtina barazon në Drenicë

Skuadra e Lirisë ka befasuar klubin e Dritës, duke mposhtur me rezultat 2-0 në xhiron e katërt të Vala Super Ligës.

Golat në këtë takim i shënoi: Gashi dhe Magani.

Me këtë fitore Liria ngritët në pozitën e shtatë me gjashtë pikë, kurse Drita bie në të 10-ën me katër pikë.

Rezultat befasues ishte edhe në ndeshjen Drenica – Prishtina, e cila u mbyll me rezultat të barabartë 1 me 1.

Golin për Prishtinën e shënoi: Bozovic, kurse për Drenicën: Hamiti.

Prishtina mbetët në pozitën e tretë me shtatë pikë, kurse Drenica në të 9-ën me katër pikë./IndeksOnline/

Temat:
Lexo të tjera