11:42 / E premte, 22 Shtator 2017

Mathieu ka disa fjalë për Neymarin dhe problemin e tij me Cavanin

Mathieu ka disa fjalë për Neymarin dhe problemin e tij me Cavanin

Jeremy Mathieu, ish-lojtari i Barcelonës, tani lojtar i Sporting Lisbonës, ka folur rreth polemikës Cavani-Neymar.

Në një intervistë për "Breaking Foot" të SFR Sport, Mathieu komentoi se askush nuk priti që do të largohej Neymar, por është një zgjedhje që duhet respektuar.

Mathieu thotë se e dinë motivin kryesor të Neymar për tu larguar nga Barça drejt PSG. 

"Mendoj se ai e la Barcelonën pë përpjekje për të fituar Topin e Artë, sepse ai mendonte që ishte në sfond, mbrapa Leo Messit. Kjo ishte paksa e komplikuar për të dhe për këtë arsye ai u largua, sipas mendimit" , deklaroi mbrojtësi francez.

Sa i përket polemikës me penalti që kishte Neymar kishte me Cavanin, Matheiu deklaroi: Neymar dëshiron të fitojë gjithçka. Në Barcelonë ai dhe Leo vendosnin për penalltitë. Tani Cavani ishte aty para tij dhe në Francë funksionon kështu. Ata duhet të flasin me njëri-tjetrin. /IndeksOnline/

Temat:
Lexo të tjera