18:49 / E enjte, 12 Tetor 2017

Messi duket më i vogli, por qe pse është më i madhi (Foto)

Messi duket më i vogli, por qe pse është më i madhi (Foto)

Janë bërë shumë vite, edhe një dekadë e plotë që Messi vazhdimisht e konfirmon në fushë se është futbollisti më i mirë në planet. 

Ndeshja "të jesh apo mos të jesh" e Argjentinës ndaj Ekuadorit ishte "vula" e radhës që Messi e dha se është njëshi.

Kur Argjentina e plogësht ndodhej me një këmbë larg Kampionatit Botëror, Leo Messi e mori përgjegjësinë për të mos lejuar atë që nuk do të ishte e mirë edhe për futbollin. 

"Jashtëtokësori" argjentinas i shënoi tre gola të bukur Ekuadorit për t'i bindur edhe kundërshtarët e tij se nuk ka më të mirë se ai. 

Por, shtatëshkurti argjentinas tregoi se është i madh me vepër, por i thjeshtë në natyrë. 

Kur u bë fotoja e festës pas kualifikimit, Messi si një "plesht" nuk deshi t'i lë meritat vetes duke u fshehur diku prapa në fotografinë zyrtare të Argjentinës. 

Po të ishte gjallë Villanova me siguri se do të thoshte, Messin është vështirë ta gjeni në fotografi, por atë e gjeni në histori./Indeksonline/

Lexo të tjera