11:39 / E premte, 21 Prill 2017

Messi nis javën e tmerrit: Pas eliminimit, vjen konfirmimi i prokurorit, 21 muaj burg

Messi nis javën e tmerrit: Pas eliminimit, vjen konfirmimi i prokurorit, 21 muaj burg

Nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme turi i forcës për Lionel Messi, që në harkun kohor të një jave duhet të përballet me tre takime jetësore për karrierën e tij, por jo vetëm, pasi disa vendime mund të prekin edhe jetën e tij.

Gjithçka pasi vetëm pak orë më parë, Messi dhe Barcelona u eliminuan nga Champions League, pas dështimit përballë Juventusit me rezultat të përgjithshëm 3-0.

Sot futbollisti është shfaqur në procedimin e apelit kundër vendimit, që në korrikun e vitit të kaluar, e kishte dënuar argjentinasin dhe babain e tij me 21 muaj heqje lirie, për evazion fiskal, pasi ka transferuar sipas akuzës, 4.1 milionë euro në parajsa fiskale mes vitit 2007 dhe 2009 shkruan Telesport.

Më pas, të dielën në darkë Leo do të jetë në fushë në klasiken e Bernabeu, një ndeshje në të cilën Barcelona ka vetëm një rezultat në dispozicion, dhe që vetë superylli argjentinas i Barças me siguri nuk do ta përballë me qetësinë e nevojshme. Gjatë javës së ardhshme, në përfundim, babai Jore do të takohet me presidentin e klubit katalanas për të zgjidhur ngërçin e rinovimit të kontratës së të birit, që skadon pas vetëm një viti.

Tre takime jetike dhe të lidhura mes tyre me një fije të dyfishtë. Në seancën e paradites së sotme, Messi u desh të pësonte thellimin e akuzave, në lidhje me kompensimet e përfituara nga futbollisti në këmbim të shfrytëzimit të të drejtave të imazhit, që citonin: “Messi konsiderohet përgjegjës për shkeljen e ligjit fiskal, për të cilën është dënuar, pasi nuk mund të injoronte detyrimin për të deklaruar dhe paguar taksat mbi të ardhurat e importuara”

Pikërisht me këtë motivacion, prokurori i ka kërkuar Gjykatës së Lartë që të konfirmonte pretencën prej 21 muajsh burg ndaj Messit. Pra, shumë pak kanë vlejtur deklaratat e mbrojtësve ligjorë të futbollistit të cilët tentuan të akreditojnë vijën mbrojtëse, sipas të cilës shkeljet relevante ishin vepër e këshilltarëve të zgjedhur nga Messi, dhe jo të bëra nga vetë ylli i Barças. Një fillim i tmerrshëm. Vendimi i apelit duhet të publikohet brenda ditëve të ardhshme. Çfarë rrezikojnë Jorge dhe Lionel Messi? Përtej sanksioneve të rënda financiare, 2 milionë euro gjobë për Leon dhe 1.5 milionë euro për babain, dënimi prej 21 muaj burg duhet të vuhet vetëm në aspektin penal.

Lexo të tjera