20:09 / E diel, 13 Gusht 2017

Ndodh në Francë: Lille ndërroi tre portierë, dy prej tyre ishin lojtarë (Foto)

Ndodh në Francë: Lille ndërroi tre portierë, dy prej tyre ishin lojtarë (Foto)

Skuadra e Lilles nuk ka kaluar mirë xhiron e dytë në Ligue 1 të Francës. Ata u mposhtën me rezultat 3 me 0 nga Strasbourgi. 

Por, kjo humbje erdhi për shkak të disa problemeve. Trajneri i njohur europian, Marcelo Bielsa u detyrua t'i bëjë tri ndërrime qysh në pjesën e parë. 

E, kjo ndikoi shumë kur në pjesën e dytë në minutën e 63-të portieri i parë, Maignan u ndëshkua me karton të kuq. 

Kështu në pozitën e portierit klubi francez u detyrua ta vendos një futbollist, që pranoi dy gola, ai ishte De Preville. 

Por në minutat e fundit në portë u zhvendos lojtari Ibrahim Amadou. Kështu klubi i Lilles u mposhtë me rezultat 3 me 0./IndeksOnline/ 

Temat:
Lexo të tjera