19:00 / E enjte, 12 Tetor 2017

Ndodh në Shqipëri, lojtari luan rolin e portierit (Video)

Ndodh në Shqipëri, lojtari luan rolin e portierit (Video)

Skuadra e Partizanit mezi ka fituar kundër Teutës në xhiron e pestë të Super Ligës së Shqipërisë.

Partizani mposhti 2 me 1 Teutën, në një ndeshje ku pamë 2 kartonë të kuq dhe 9 të verdhë, shkruan IndeksOnline.

Por, më interesantja e ndeshjes ishte momenti kur futbollisti i Teutës, Shehaj luajti me dorë në zonën e penalltisë, madje duke bërë rolin e portierit.

Ajo prekje rezultoi me penallti për mysafirët të cilët e konkretizuan me gol në minutën e 80-të, që ishte edhe i fitores për ekipin e Partizanit./IndeksOnline/


Lexo të tjera