11:29 / E enjte, 12 Janar 2017

Në një lajm të vetëm, tri "myzhde" për Arsenalin

Në një lajm të vetëm, tri "myzhde" për Arsenalin

Skuadra e Arsenalit ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës të treshes franceze Olivier Giroud, Laurent Koscielny dhe Francis Coquelin.

Bashkëkombësi i tyre, trajneri Arsene Wenger është shprehur i lumtur me këtë rast duke thënë se ata janë pjesë e rëndësishme e projektit.

 “Ne jemi të kënaqur që tre anëtarë të rëndësishëm të ekipit tonë kanë vendosur të qëndrojnë me ne. Francis ka teknikë të jashtëzakonshme dhe është i përqendruar shumë në fushë”, ka thënë Wenger.

“Olivier ka përvojë dhe tani është bërë lojtar i kompletuar. Natyrisht Laurenti është pjesë kryesore e ekipit dhe unë besoj se ai është njëri prej mbrojtësve më të mirë në botë”, përfundoi francezi.

Lexo të tjera