21:13 / E hënë, 17 Korrik 2017

“Nëse dikush paguan 100 milionë për Higuain, ai është i çmendur” (Foto)

“Nëse dikush paguan 100 milionë për Higuain, ai është i çmendur” (Foto)

Skuadra e Juventusit ka refuzuar një ofertë 100 milionëshe për lojtarin argjentinas, Gonzalo Higuain.

Sipas medieve italiane, klubi i Chelsea ka ofruar shumën e lartpërmendur, por që është refuzuar nga drejtuesit e kampionit italian.

Kjo ofertë e çmendur nuk i ka pëlqyer gazetarit të njohur anglez, Gary Lineker i cili e quan këtë “problem mendor”.

“Ai është afër 30-tave. E nëse dikush paguan rreth kësaj shume, ai është komplet me probleme mendore”, ka shkruar Lineker.

Chelsea është duke kërkuar një sulmues si zëvendësues ideal i Diego Costa-s i cili nuk do të jetë më pjesë e Blutë të Londrës./IndeksOnline/

Temat:
Lexo të tjera