09:06 / E enjte, 12 Janar 2017

Nëse Liverpooli nuk i plotëson kushtet, Lallana do të largohet

Nëse Liverpooli nuk i plotëson kushtet, Lallana do të largohet

Sipas The Times, Barcelona dhe Juventusi janë duke kërkuar të nënshkruajnë me mesfushorin e Liverpoolit, Adam Lallana.

Lallana ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij dhe bisedimet pritet të zhvillohen në muajt e ardhshëm.

Gatishmëria e anglezit për të nënshkruar një zgjatje të kontratës mund të varet nga mundësia e klubit për tu kthyer në Ligën e Kampionëve, veçanërisht kur Barcelona dhe Juventus janë të gatshëm për të konkurruar për shërbimet e tij.

Megjithatë, Times gjithashtu bën të qartë se Lallana është një opsion serioz për gjigantin spanjoll dhe italian. /IndeksOnline/

Lexo të tjera