15:12 / E mërkurë, 11 Janar 2017

“Nuk kemi bërë ofertë për Jamesin”

“Nuk kemi bërë ofertë për Jamesin”

Skuadra kineze ka mohuar të gjitha publikimet e medieve, kinse ata kanë ofruar një shumë marramendëse për lojtarin e Real Madridit, James Rodriguez.

Mediat e huaja sot raportuan se skuadra Hebei Fortune ofroi 100 milionë euro për shërbimet e yllit kolumbian.

“Ne ishim afër Leo Messit, Cristiano Ronaldos dhe tani James Rodriguez, cili ishte pranë? Ne nuk e dimë nga po përhapen këto thashetheme, por dua të them se të gjitha janë të rremë”, ka thënë drejtori sportiv.

James pritet të qëndroj te skuadra madrilene edhe për një sezon, ndërsa ekipe si Chelsea, Manchester United e Manchester Cityt janë duke kërkuar shërbimet e tij./IndeksOnline/

Lexo të tjera