18:00 / E hënë, 17 Korrik 2017

Punë e kryer: Juventusi arrin marrëveshje me dy lojtarë (Foto)

Punë e kryer: Juventusi arrin marrëveshje me dy lojtarë (Foto)

Skuadra e Juventusit është afër marrëveshjeve me dy lojtarë, shkruan IndeksOnline.

Sipas medieve italiane kampioni në fuqi ka arritur marrëveshje me lojtarin e Milanit, Mattia De Sciglio. 24-vjeçari pritet t’iu bashkohet bardh e zinjve për 12 milionë euro.

Në anën tjetër, thuhet se tashmë është arritur marrëveshja për portierin e Arsenalit Wijceich Szczesny, i cili pritet të jetë zëvendësuesi ideal i Buffonit në të ardhmen.

27-vjeçari së fundi ishte pjesë e Romës, ndërsa te Arsenali ka zhvilluar 142 paraqitje./IndeksOnline/


Temat:
Lexo të tjera