19:02 / E hënë, 20 Mars 2017

Rabiot zbulon diçka të fshetë për ndeshjen ndaj Barcelonës

Rabiot zbulon diçka të fshetë për ndeshjen ndaj Barcelonës

Mesfushori i Paris Saint Germain, Adrian Rabiot ka zbuluar dicka interesante nga humbja kundër Barcelonës. Ekipi katalunas eliminoi kampionin francez, duke bërë rikthim të pabesueshëm ditë më parë.

Por, mesfushori i cili po kërkohet me ngulmë nga skuadra të mëdha europiane ka zbuluar se luajti i lënduar në këtë takim.

“Po unë mund ta konfirmoj se luajta i lënduar këtë takim (kisha infeksione të mushkrive). Ajo ishte mjaftë e vështirë, por unë me të vërtet doja për të luajtur këtë ndeshje. Tani më vjen keq që unë nuk dhash 100 për qindshin tim”, ka thënë Rabiot.

Rabiot i cili ndeshjen e parë luajti shumë mirë, të dytën ai ka zhgënjyer tifozët të cilët po sa ta kuptojnë të vërtetën e kësaj do të shqetësohen me faktin se skuadra e tyre luajti me lojtar të lënduar./IndeksOnline/

Lexo të tjera