09:09 / E hënë, 11 Shtator 2017

Raiola: Nuk besoj në projektin e Milanit - Dybala do largohet nga Juventusi

Raiola: Nuk besoj në projektin e Milanit - Dybala do largohet nga Juventusi

"Unë kam vetëm një gjë për të thënë: Nuk besoj në projektin e Milanit" , këto janë fjalët e agjentit të njohur Mino Raiola.

Marrëdhëniet e tij dhe klubit të Milanit kanë qenë shpesh në qendër të debatit.

"Fassone dhe Mirabelli? Unë me të vërtetë nuk ndonjë gjë kundër tyre, por problemi është se unë nuk besoj në projektin e tyre" .

Këto fjalë erdhën pak ditë më pas, pasi drejtori sportiv i Milanit e kishte sulmuar Raiolan duke deklaruar publikisht që e konsideron atë si një person të vogël dhe sot përgjigja e Raiolas erdhi.

Raiola poashtu tha disa fjalë edhe për Dybalan.

"Ai është një lojtar i madh dhe une mendoj se ai do të largohet nga Juventusi. Eshtë e vështirë për moshën që ka të jetë udhëheqës i një ekipi të ndryshuar. Unë e shoh Dybalan në Real Madrid, Manchester United, City apo Chelsea. Jo në Barcelonën e reformuar, e cila po ndryshon" , tha ai. /IndeksOnline/

Temat:
Lexo të tjera