20:04 / E enjte, 12 Tetor 2017

Rashica falënderon Bunjakin: Je në histori të Kosovës (Foto)

Rashica falënderon Bunjakin: Je në histori të Kosovës (Foto)

Milot Rashica ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka falënderuar trajnerin Albert Bunjaki dhe ka folur për rezultatet e dobëta gjatë ciklit eliminator të Kupës së Botës.

Përfaqësuesja e Kosovës e mbylli në pozitën e fundit në kualifikimet e Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Pas këtij cikli, Albert Bunjaki u shkarkua nga detyra e trajnerit ndërsa Milot Rashica ka falënderuar atë nga rrjetet sociale.

“Të gjithë e dimë se rezultatet nuk janë ashtu sic i kemi pritur ne dhe e gjithë Kosova, por ju siguroj se unë dhe bashkëlojtarët e mi kemi dhënë maksimumin. Ndeshje pas ndeshje, jemi bërë më të fortë duke ju treguar të gjithëve se shumë shpejtë do të jeni krenarë me ne. Është vetëm viti i parë dhe ne sapo kemi filluar rrugëtimin ton. Faleminderit Dardanëve dhe të gjithë atyre që na përkrahen pa marrë parasysh rezultatin. Dhe në fund, faleminderit Albert Bunjakit, njeriu që ka dhënë gjithçka nga vetja për Përfaqësuesen e Kosovës. Gjithmonë do të mbahesh mend si trajner i parë historik, Kosova dhe historia e saj nuk do të ju harrojnë asnjëherë”, ka shkruar Rashica në rrjetet sociale.

Federata e Kosovës para disa ore konfirmoi se Kosova do ta zhvilloj një miqësore në “Adem Jashari” kundër Letonisë më 13 nëntor./IndeksOnline/

Temat:
Lexo të tjera