20:00 / E mërkurë, 13 Shtator 2017

Rusia mposhtë Greqinë, siguron gjysmëfinalen

Rusia mposhtë Greqinë, siguron gjysmëfinalen

Kombëtarja e Rusisë ka kaluar në rrethin e gjysmëfinales në Kampionatin Europian të Basketbollit, shkruan IndeksOnline.

Rusët mposhtën me rezultat të ngushtë 74 – 69 kombëtaren e Greqisë.

Pikëshënuesi më i mirë i këtij dueli ishte A. Shved që realizoi 26 pikë. Kurse në anën tjetër, Nick Calathes realizoi 25 pikë, pesë kërcime dhe shtatë asistime.

Kombëtarja e Rusisë me këtë fitore kualifikohet në gjysmëfinale, ku do ta pret sfidën mes Serbisë dhe Italisë për ta mësuar kundërshtarin e radhës./IndeksOnline/

Lexo të tjera