08:11 / E enjte, 12 Janar 2017

Samir Ujkani në Seria A

Samir Ujkani në Seria A

Samir Ujkani mund të kthehet në Serinë A, kjo pas dëmtimit që ka pësuar portieri i Genoas, Matia Perin.

Italiani është operuar dhe do të mungojë për një kohë të gjatë dhe duhet që kuqeblutë të gjejnë një pasues për të.

Sipas “Sky Sports”, kandidat kryesor për të marrë në mbrojtje katërkëndëshin e Xhenoas është Samir Ujkani.

Portieri i Kosovës, i cili luan tanimë për Kosovën, është i huazuar për momentin te Piza dhe mund të kthehet para kohe nga huazimi te skuadra e cila zotëron kartonin e saj.

Lexo të tjera