20:54 / E shtune, 18 Mars 2017

Shkëndija e pa ndalshme (Video)

Shkëndija e pa ndalshme (Video)

Shkëndija merr një fitore tepër të rëndësishme në kampionat. Ekipi kuqezi ka arritur të dalë me fitore nga transferta e Bregalnicës me rezultatin 1-3, duke treguar një formë të mirë. Golar për tetovarët u shënuan nga Ibraimi në minutën e 58, Abdurahimi në minutën e 78 dhe Alimi në minutën e 89.

Ndërkohë, goli i Bregalnicës u shënua në minutën e 85 nga Zdravkov me një penallti të shkaktuar nga Çelikoviç i cili u ndëshkua me karton të kuq.

Pas kësaj fitoreje, ekipi i drejtuar nga Tomas Bërdariç mbetet në vendin e dytë me 47 pikë, 6 më pak se Vardari i vendit të parë.


Lexo të tjera