20:23 / E hënë, 20 Mars 2017

Shqipëria nis përgatitjet, mungojnë 3 lojtarë

Shqipëria nis përgatitjet, mungojnë 3 lojtarë

Ende pa u kompletuar mirë me ardhjen e futbollistëve, Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën e parë stërvitore. Lojtarët që kanë mbërritur aktualisht janë paraqitur ditën e sotme përpara trajnerit De Biazi, i cili nuk ka humbur aspak kohë.

Grupi i lojtarëve nuk ka qenë i plotë pas mungonin plot 3 lojtarë, kjo për faktin se luajnë shumë larg me ekipet e tyre. Bëhet fjalë për Bekim Balajn dhe Odise Roshin që luajnë në Rusi me Terek Grozhnin, si edhe Jahmir Hyka që aktivizohet me San Hozen në SHBA.

Ndërkohë e gjithë pjesa tjetër e lojtarëve ka qenë në stërvitje, teksa vetëm Ansi Agoli dhe Amir Abrashi janë stërvitur të veçuar. Nga ana tjetër, trajneri De Biazi e ka lejuar median të jetë e pranishme vetëm 10 minuta, më pas seanca ka vijuar me dyer të mbyllura.

Temat:
Lexo të tjera