21:55 / E hënë, 20 Mars 2017

“Ta mundim Italinë? Më vjen të qaj”

“Ta mundim Italinë? Më vjen të qaj”

Ledian Memushaj duket mjaft i motivuar përpara ndeshjes Itali – Shqipëri, që do të luhet në Palermo.

Mesfushori shqiptar ka dhënë një intervistë për “La Republika”, ku është shprehur se fakti që Shqipëria të mundë Italinë, e bën të qajë vetëm kur e mendon

“Ëndrra jonë nuk ka përfunduar në Francë por vazhdon. Kemi kuptuar se mund të luajmë si të barabartë me kombëtare më të forta dhe që kanë një histori më të madhe se e jona. Të mundim Italinë? Vetëm ta mendoj një gjë të tillë më vjen të qaj.”

Ndeshja mes Italisë dhe Shqipërisë luhet me 24 mars nga ora 20 e 45./IndeksOnline/

Lexo të tjera