16:21 / E diel, 13 Gusht 2017

Tottenhami e nis me fitore sezonin e ri (Video)

Tottenhami e nis me fitore sezonin e ri (Video)

Skuadra e Tottenham Hotspur e ka nisur me fitore sezonin e ri të Premier Ligës, shkruan IndeksOnline.

Nën-kampioni mposhti 2  me 0 klubin e inkuadruar këtë sezon në Premier, Newcastle United. 

Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë 0 me 0, por në të dytën u shënuan dy gola. Dy golat për Spurs i shënuan: Dele Alli (61) dhe Ben Davies (70). 

Vlen të përmendet se skuadra e Rafa Benitezit ishte me një lojtar më pak, pasi Shelvey u ndëshkua me të kuq direkt në minutën e 48-të. 

Kjo fitore, Tottenhamin e ngritë në pozitën e tretë, ndërsa Newcastlin në të 18-ën./IndeksOnline/


Dele Alli Goal - Newcastle United 0-1 Tottenham... by footballvideostv1


0-2 Ben Davies GOAL HD - Newcastle Utd 0-2... by 87taras

Lexo të tjera