18:01 / E hënë, 20 Mars 2017

Valmir Sulejmani ka një mesazh për lojtarët e përfaqësuesës (Foto)

Valmir Sulejmani ka një mesazh për lojtarët e përfaqësuesës (Foto)

Mesfushori kosovar, Valmir Sulejmani ka një mesazh për ekipin e përfaqësuesës së Kosovës në futboll, përcjell IndeksOnline

Albert Bunjaku sot publikoi listën e 23 lojtarëve për duelin e vështirë kundër Islandës, ndërsa në të u vërejt mungesa e 21-vjeçarit që luan tek Hanoveri.

Sulejmani nuk mban inat për mos thirrjen, ndërsa përmes një postimi në rrjetet sociale i ka dhënë kurajo ekipit përfaqësues.

“Me ose pa mua, i uroj përfaqësueses së Kosovës fat dhe suksese kundër Islandës. Forca djema”, ka shkruar Sulejmani.

Vlamiri ka luajtur një ndeshje për Kosovën, ndërsa si i ri në moshë, shihet si lojtar i së ardhmës për ekipin e Bunjakut./IndeksOnline/

Lexo të tjera