10:17 / E premte, 21 Prill 2017

Vdes trajneri i Tottenhamit

Vdes trajneri i Tottenhamit

Ish futbollisti i kombëtares Anglese, Ugo Ehiogu, ka vdekur në spital pas një sulmi që kishte në qendrën e trajnimit në Tottenham.

Ehiogu, 44 vjeç, bëri më shumë se 44 paraqitje gjatë karrierës së tij profesionale dhe ishte duke punuar si trajner i grupmoshave U-23 në Tottenham, transmeton Indeksonline.

Ish-mbrojtësi i Anglisë dhe Aston Villas u dërgua me nxitim në spital të enjtën pas kollapsit në qendrën e trajnit të Tottenham.

44-vjeçari mori trajtim mjekësor në vend, përpara se të transferohej në spital nga ambulanca, por mjekët nuk ishin në gjendje ta shpëtonin atë.

Hiogu ka qenë në Spurs që nga viti 2014. Ai bëri më shumë se 200 paraqitje për Aston Villan në mes 1991 dhe 2000. Ai pastaj vazhdoi karrierën duke kaluar shtatë vitë në Midellsbrough.

Ai fitoi Kupën e Ligës me Aston Villan në vitin 1996 dhe gjithashtu me Midesllbrough në vitin 2004.

Lexo të tjera