18:27 / E mërkurë, 13 Shtator 2017

Vllaznia e Pozheranit arrin fitoren historike, mposhtë kampionin

Vllaznia e Pozheranit arrin fitoren historike, mposhtë kampionin

Skuadra e Vllaznisë së Pozheranit më në fund ka arkëtuar tre pikë në Vala SuperLigën e Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Klubi nga Anamorava befasoi kampionin e sezonit të kaluar, Trepça ’89, duke mposhtur me rezultat 2-1.

Golat në këtë sfidë për ekipin e Vllaznisë i shënuan: Murati 25-të, dhe Festim Alidema 45-të. Golin e vetëm për mysafirët mitrovicas e shënoi Broja në minutën e 44-të.

Me këtë fitore Vllaznia ngritët për një pozitë atë të 11-ën me tre pikë, kurse Trepça ’89 në të gjashtën me 6 pikë./IndeksOnline/

Lexo të tjera