23:26 / E mërkurë, 13 Shtator 2017

Zidane flet pas fitores, thur lëvdata për Ronaldon

Zidane flet pas fitores, thur lëvdata për Ronaldon

Menaxheri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka folur pas fitores kundër Apoelit.

Kampioni aktual mposhti 3 me 0 ekipin e Apoelit në “Santiago Bernabeu”, me dy gola nga Ronaldo e një nga Ramos.

Francezi u shpreh i lumtur me paraqitjen e mirë të skuadrës, ndërsa lutet që ta ketë gjithmonë në dispozicion yllin portugez.

“Skuadra u paraqit shumë mirë. Mos me pyetni për Balen ai luajti shkëlqyeshëm. Ronaldo është çelësi për në. Ai gjithmonë shënon gola. Unë shpresoj se e dila do të jetë loja e fundit e sezonit pa atë”, ka thënë Zizu.

Skuadra e Real Madridit të dielën do të paraqitet me Real Sociedad në kuadër të La Ligas./IndeksOnline/

Lexo të tjera