21:47 / E shtune, 12 Gusht 2017

Zidane me fjalë të mëdha pas rinovimit

Zidane me fjalë të mëdha pas rinovimit

Pas rinovimit me Iscon, Real Madrid ka arritur rinovimin e kontratës edhe trajnerin Zinedin Zidan edhe për tre vite të tjera dhe paga do te dyfishohet, nga 4,35 milionë në gati 8 milionë euro në vit. 

Francezi është shprehur mjaft i lumtur për rinovimin gjatë konferencës para ndeshjes me Barcelonën për Superkupën e Spanjës.

”Jam shumë i lumtur për besimin që më është dhënë, jam i lumtur edhe që kemi  bërë një punë të mirë duke arritur objektivat tanë, të cilët mbeten të njëjtët edhe në këtë sezon. Do të luftojmë për të fituar çdo titull, edhe pse gjithnjë ka ulje dhe ngritje, duhet ta shfrytëzojmë këtë stad për të vijuar me sukseset tona. Gjithsesi, pavaresisht rinovimit tim për tre sezonet e ardhshme diçka është e sigurtë, se une dhe Reali nuk do te diskutojme kurrë. Për sa i takon ndeshjes së parë te SuperKupës mund të them se Ronaldo është gati. Është kthyer nga pushimet dhe ka punuar shumë gjatë këtyre 5 ditëve të fundit. Të gjithë jemi gati. Për sa i përket Barcelonës, mendoj se këdo që do tç vendosin në vend të Nejmarit do të luajë mjaft mirë, do të japë maksimumin, por Nejmar është Nejmar, asnjë nuk mund ta zëvendësojë atë”, është shprehur Zidan.

Lexo të tjera