16:28 / E hënë, 17 Korrik 2017

Zyrtare: Ish-lojtari i Premier Ligës tërhiqet nga futbolli (Foto)

Zyrtare: Ish-lojtari i Premier Ligës tërhiqet nga futbolli (Foto)

Tjetër futbollist është larguar nga futbolli aktiv këtë sezon. Bëhet fjalë për lojtarin Miguel Perez i njohur si Michu, shkruan IndeksOnline.

31-vjeçari u bë i njohur sa ishte te skuadra e Celta-s, ku bëri afro 120 paraqitje duke shënuar plotë 18 gola.

Ai më pas u largua në Swansea duke qëndruar nga viti 2012 deri në 2015, duke shënuar 24 gola në 55 paraqitje.

Michu u huazua te Napoli, ndërsa gjatë dy sezoneve të kaluara luajti në Langreo dhe Oviedo.

Për Kombëtaren e Spanjës, ai bëri vetëm një paraqitje në vitin 2013./IndeksOnline/


Lexo të tjera