19:40 / E hënë, 17 Korrik 2017

Zyrtare: Kjo është e ardhmja e Tottit (Foto)

Zyrtare: Kjo është e ardhmja e Tottit (Foto)

Francesco Totti e ka konfirmuar të ardhmen e tij në një intervistë të fundit, shkruan IndeksOnline.

Totti që u tërhoq nga futbolli aktiv në fund të këtij sezoni, edhe zyrtarisht do të jetë në stafin teknik të Romës, si drejtor sportiv.

Këtë lajm e ka konfirmuar klubi dhe vet futbollisti në një intervistë për faqen zyrtare të romakëve.

“Kjo do të jetë një e ardhme e ndritshme. Ka përfunduar pjesa e parë, si lojtar, tani do të filloj e dyta po aq e rëndësishme si një menaxher. Duke shpresuar për ta bërë më të mirën sikur në fushë. Futbolli është pasioni im, është mbi të gjitha”, ka thënë Totti.

Italiani qëndroi plotë 25 vite në Roma, duke u bërë një prej futbollistëve me më së shumti paraqitje për një ekip të vetëm. /IndeksOnline/

Temat:
Lexo të tjera