18:53 / E mërkurë, 13 Shtator 2017

Zyrtare: Klubi i Superligës shkarkon trajnerin (Foto)

Zyrtare: Klubi i Superligës shkarkon trajnerin (Foto)

Skuadra e Trepça ’89 nuk do ta ketë më në stol trajnerin e njohur, Zekirija Ramadanin.

Lajmin për largimin e konfirmon vet trajneri pas humbjes nga Vllaznia e Pozheranit.

“Kjo ishte ndeshja ime e fundit me Trepçën. U dëshiroj fat dhe suksese futbollistëve”, ka thënë Ramadani.

Kampioni aktual i Vala Super Ligës këtë sezon e ka nisur keq, ku në katër takime ka regjistruar dy humbje dhe dy fitore./IndeksOnline/

Lexo të tjera