14:32 / E mërkurë, 11 Janar 2017

Zyrtare: Ronaldo e Modric mungojnë ndaj Sevillas (Foto)

Zyrtare: Ronaldo e Modric mungojnë ndaj Sevillas (Foto)

Skuadra e Real Madridit do të jetë e përgjysmuar në përballjen ndaj Sevillas në Kupën “Del Rey”, përcjell IndeksOnline

Zinedine Zidane ka publikuar listën e 19-lojtarëve për takimin e së nesërme (e enjte) përball Sevillas, por në të shihen disa mungesa të mëdha. Cristiano Ronaldo që së fundi fitoi edhe çmimin e më të mirit nga FIFA, së bashku me Luka Modricin nuk do të jenë të ftuar për këtë duel.

Yllin portugez pritet ta zëvendësoi Mariano, ndërsa Modricin djali i Zidanes, Enzo./IndeksOnline/


Temat:
Lexo të tjera