17:00 / E hënë, 17 Korrik 2017

Zyrtare: Shqiptarin që i shënoi Serbisë, nga sezoni i ri do ta shohim në La Liga (Foto)

Zyrtare: Shqiptarin që i shënoi Serbisë, nga sezoni i ri do ta shohim në La Liga (Foto)

Enis Bardhi, shqiptari që i shënoi Kombëtares së Serbisë para disa muajve, nga sezoni i ri do ta shohim duke luajtur në La Ligan spanjolle, shkruan IndeksOnline.

Shqiptari që luan për Maqedoninë edhe zyrtarisht është transferuar te skuadra e njohur spanjolle Levante, kjo e fundit këtë sezon është rikthyer në Ligën A.

22-vjeçari ishte pjesë e Ujpest, duke bërë afro 84 paraqitje me 23 gola të shënuara, por paraqitjet e tija në kampionatin europian e bënë atë një talent shumë të kërkuar nga klubet mesatare.

Vlen të përmendet se Bardhi është duke pritur një ofertë nga Kombëtarja e Shqipërisë apo ajo e Kosovës./IndeksOnline/

Lexo të tjera