20:15 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

Sporti më i suksesshëm shqiptar rrezikon dënim përgjithmonë

Peshëngritësja shqiptare, Romela Begaj ka rezultuar pozitive me substancën e stanazololit pas Botërorit të zhvilluar në Anaheim të Kalifornisë.

Nëse testi B konfirmon përgjigjen e parë, atëherë dënimi për të, por edhe për vetë Federatën e Peshëngritjes, do të jetë shumë i rëndë.

Sipas mediave në Shqipëri mendohet se Romela Begaj por edhe Federata e Peshëngritjes mund të pezullohet përgjithmonë nga garat ndërkombëtare.

Në Botërorin e Anaheimit, Romela Begaj shënoi rezultatin më të mirë në karrierën e saj, pasi fitoi medaljen e artë në shkëputje dhe të argjendtën në dygarësh.