09:57 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Sportistja spanjolle vritet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Sporti i golfit në Spanjë është tronditur pas vdekjes së 22-vjeçares, Celia Barquin Arozamena.

Sipas policisë amerikane në Iowa, dje është gjetur çanta e golfit në kursin, Coldwater me askënd rreth saj.

Hetimet e para kanë dalur me një konkludim se Barquin është sulmuar dhe se ka vdekur gjatë sulmit, transmeton IndeksOnline.

Forcat e sigurisë së Arnes e kanë identifikuar edhe dorasin, i cili është Collin Daniel Richards, 22-vjeçar, i cili është duke u akuzuar për vrasje të shkallës së parë.

Barquin, e cila është nga Puente de San Miguel, ishte studente në Universitetin e Iowas vitin e kaluar, dhe ishte ndër golfistet më me prespektivë.

Këtë vit, ajo triumfoi në garat si ”Big 12 Championship” dhe në Kampionatin Evropian në kategorinë e femrave amatore./IndeksOnline/