13:33 / E Martë, 19 Qershor 2018 / indeksADMonline

Sqaron Feronikeli: Magani mbetët në skuadër (Foto)

Skuadra e Feronikelit ka dalë me një komunikatë për rastin e sulmuesit, Artur Magani.

Ditëve të fundit nëpër media ka qarkulluar informacioni se superlojtari dhe një ndër golashënuesit më të mirë të Superligës në sezonin e kaluar, Artur Magani, ka ikur nga Feronikeli pas prezantimit në klub pak javë më parë.

Megjithatë klubi kosovar për hir të korrektësisë ndaj tifozëve dhe dashamirësve të futbollit, njofton që Magani përfundimisht vazhdon të mbetet pjesë e klubit.

Presidenti i klubit, Naser Ramaj ka biseduar me të dhe në parim është konkretizuar marrëveshja, ndërkaq nënshkrimi i kontratës do të bëhet shumë shpejt.

Ai i është bashkuar klubit nga Drenasi për të forcuar edhe më shumë lojën në luftën për titull./IndeksOnline/