17:15 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Srpska jep qëndrimin e prerë për demarkacionin, të inatosur me raportimin e mediave kosovare!

Deputetët e Listës Srpska përfundimisht nuk do të votojnë për demarkacionin ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, respektivisht aneks-marrëveshjen e  re ndërmjet dy presidentëve, Hashim Thaçi dhe Filip Vujanviq.

Në një letër të siguruar nga “Indeksonline”, shihet mllefi i kësaj partie karshi raportimeve të mediave kosovare rreth qëndrimit të tyre për çështjen e demarkacionit.

“Lista Serbe nuk do të votoj për demarkacionin me Malin e Zi, pavarësisht nga disa raportime të rreme dhe tendencioze të vendosura në të gjitha mediat në gjuhën shqipe, e të cilat pastaj janë transferuar në një pjesë të mediave serbe”, thuhet ndër të tjera.

Sipas tyre, për diçka e tillë nuk është rënë dakord me deputetët e Srpska-s. Ata thonë se do të vazhdojmë të luftojnë për interesat e popullit serb në Kosovë dhe jo t’iu plotsojnë dëshirat disa partive apo ndërkombëtare.

“Ne paralajmërojmë serbët në Kosovë dhe Metohi se përveç kësaj edhe më herët kishte përpjekje të ngjashme për dezinformata të popullit tonë, por është e rëndësishme që ne të qëndrojmë të bashkuar dhe të fortë në krahasim me ata të cilët dëshirojnë të na dobësojnë”, thuhet në reagim. /Indeksonline/