10:00 / E Enjte, 05 Korrik 2018 / indeksADMonline

Stadiumi më i shtrenjtë i futbollit, kalon edhe Wembley-n (Video/Foto)

Rusia ka bërë një investim të madh për të organizuar Kupën e Botës duke ndërtuar dhe rinovuar shumë stadiume.

Megjithatë, ai që bie më shumë në sy është stadiumi ku do të luaj ndeshjet, Zenit St. Petersburg.

Impianti i mahnitshëm ku janë zhvilluar pesë nga shtatë takimet e deri më tanishme ka thyer çdo parashikim të kostos, shkruan indeksonline.

Zenit Arena është i ndërtuar në një ishull të vogël në St. Petersburg i rrethuar në katër anët nga uji.

I ndërtuar nga fillimi, u hap në vitin 2007 ku priti finalen e Kupës së Konfederatave në mes të Gjermanisë dhe Kilit.

Kapaciteti i stadiumit është 64.468 vende dhe ka kushtuar 1.1 miliard dollar amerikan.

Ai është stadiumi më i shtrenjtë ku është zhvilluar një Kupë e Botës, madje duke kaluar edhe Wembley, i cili kishte një shumë të përafërt por me kapacitet më të madh.

Stadiumi u dizajnua nga arkitekti japonez, Kurokawa Kisho i cili vdiq vetëm disa muaj pas hapjes.

Në këtë stadium do të zhvillohet njëra gjysmëfinale e Kupës së Botës dhe ndeshja për vendin e tretë. /IndeksOnline/