21:52 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Stadiumi sintetik në Drenas merr pamje të bukur (Foto)

Futbolli i Drenasit është në zhvillim e sipër me Feronikelin që në vitet e fundit arriti të dalë dy herë kampion vendi.

Krahas stadiumit ‘Rexhep Rexhepi’, qe disa vite është ndërtuar edhe terreni me bari sintetik, donacion i Komisionit Evropian që i plotëson të gjitha kushtet.

Gjatë ditës së sotme, komuna në bashkëpunim me KEDS kanë instaluar një trafo në këtë stadium dhe është lëshuar energjia elektrike që mungonte nga viti 2015.

Ky investim do të ndihmojë skuadrën e Superligës por edhe skuadrave tjera nga Drenasi që të punojnë edhe gjatë orëve të mbrëmjes. /IndeksOnline/