19:16 / E Diele, 27 Maj 2018 / indeksADMonline

Stefanoviq flet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, deklaroi se vendi i tij është i interesuar të zbardhë vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq, i vrarë në veri të Mitrovicës, por sipas tij nuk ka interesim për një gjë të tillë edhe nga pala kosovare.

Ai tha se nuk ka shkëmbim të informacioneve për rastin e vrasjes së Ivanoviq dhe i bëri thirrje EULEX-it që seriozisht të përfshihet në zgjidhjen e këtij rast, transmeton KosovaPress.

“Kur nuk ka hetime, rezultate, xhirime, shkëmbim të informacioneve, nuk ka asgjë dhe duket se nuk ekziston vullneti nga ana tjetër”, u shpreh Stefanoviq.