10:28 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Stërvitja e tepërt e dëmshme për shëndetin mendor

Stërvitja e moderuar përmirëson shëndetin mendor, por pretendohet se mëshumë bën dëm sesadobi, kanë gjetur hulumtuesit.

Një studim i madh ku u përfshinë 1.2 milion njerëz zbuloi se ata që ushtronin shumë- ishin më shumë në stres dhe depresion sesa ata që nuk e bënin këtë gjë.

Sipas ekspertëve ata që bënin më shumë stërvitje- më shumë se pesë herë në javë ose më shumë se tre orë në ditë- në fakt kishin shëndet më të keq mendor sesa ata që nuk e bënin.

Shkencëtarët, të udhëhequr nga ekspertët në Universitetni Yale në SHBA dhe Universitetin e Oksfordit, zbuluan se ushtrimi për 45 minuta tre deri  pesë herë në javë u shoqërua me përfitime më të mëdha. Ndërsa ata që bënin më shumë ushtrime se këto, kishin më pak përfitime.