15:50 / E Diele, 02 Shtator 2018 / indeksADMonline

Steven Gerrard pëson humbjen e parë si trajner i Rangers

Steven Gerrard e ka pësuar humbjen e parë pas 13 ndeshjeve si trajner i Rangers, pasi Celtic dominoi në derbin e parë të sezonit të ri.

Rangers luajti më shumë në mbrojtje, pas një ore lojë, Olivier Ntcham shënoi golin e fitores për skuadrën e Brendan Rodgers.

Celtic goditi edhe shtyllën katër herë, teksa kështu skuadra e Rodgers e vazhdon ecurinë e fitoreve në derbi në 13.

Rezultati i sotëm nënkupton se Rangers nuk ka fituar derbi në kampionat ndaj Celtic që nga muaji mars i vitit 2012.

Kjo e lë skuadrën nga Ibrox në vendin e shtatë në Premiershipin skocez me vetëm një fitore në katër ndeshje.

Ndërsa, Celtic mbetet në vendin e dytë me tri pikë mbrapa Hearts./IndeksOnline/

Temat: