13:29 / E hënë, 19 Qershor 2017

5 arsyet përse ju shfaqen akne në pjesë të ndryshme të trupit dhe si t'i trajtoni në mënyrë natyrale (Foto)

5 arsyet përse ju shfaqen akne në pjesë të ndryshme të trupit dhe si t'i trajtoni në mënyrë natyrale (Foto)

Askush nuk do të donte t'i kishte në fytyrë ose trup, por sërish nuk u shpëtojmë dot. Po flasim për aknet, armiqtë e përbetuar të lëkurës dhe shëndetit si për femrat dhe meshkujt. Me siguri ju ka ndodhur të zgjoheni në mëngjes dhe të shini akne dhe puçrra të padëshiruara në pjesë të ndryshme të ndryshme të trupit. Shumë prej jush tentojnë madje edhe t'i shtrydhin duke rrezikuar akoma më shumë përhapjen e ndonjë infeksioni të mundshëm. Zgjidhja ?! Shumë e thjeshtë, trajtimi i tyre em metoda tejet natyrale, pa përbërës agresivë dhe aspak të rrezikshëm për shëndetin.

1.AKNE NË SHPATULLA DHE NË SHPINË

Puçrrat e vogla të kuqe në shpinë dhe në shpatulla shfaqen si pasojë e përdorimit të veshjeve sintetike, mbajtjes për një kohë të gjatë të çantës së shpinës ose përdorimit të larësve me përmbajtje kimike. Konsumimi i vazhdueshëm i ushqimeve me yndyrë dhe atyre të skuqura ndikon po ashtu në shfaqjen e tyre. Për këtë arsye ju rekomandojmë zgjidhjen e mësipërme. Spruconi në lëkurë tretësirën e formuar me ujë dhe uthull molle dhe lëreni të thahet.

2.AKNE NË KRAHAROR

Aknet në kraharor janë një shqetësim i fortë sidomos për femrat pasi nuk u lejon të ekspozojnë zonëne  dekoltesë, duke u kthyer kështu në një problem shumë i rëndësishëm estetik. Ato shfaqen kryesisht si reaksion alergjik i shampos ose xhelit të trupit, si dhe konsumit të shpeshtë të pijeve energjike, ushqimit të detit dhe erëzave djegëse. Bëni një pastë me sodë dhe ujë dhe masazhoni këtë pjesë. Lajeni në fund me ujë të ngrohtë.

3.AKNE NË QAFË

Aknet e bezdisshme pas qafe shfaqen si pasojë e alergjisë gjatë shpëlarjes së fundit të flokëve. Por nëse jeni admirues të ëmbëlsirave, rrezikoni dyfish më shumë të keni këto puçrra. Fërkojini me lëng limoni të zakonshëm ose lajm (limon jeshil) për 10 minuta dhe në fund lahuni me ujë të ngrohtë.

 4.AKNE NË KRAHË

Problemet me sistemin tretës, reagimi alergjik nga detergjetëve dhe përdorimi i antibiotikëve janë shkaktarët kryesorë akneve në krahë.  Nëse shkoni shpesh në pishinë, sauna ose pishinë rrezikoni të merrni infeksione, të cilat i inflamojnë akoma më rëndë këto akne. Trajtimi i mësipërm është 100% efektiv nëse e ndiqni për dy javë rresht.


 

Lexo të tjera