12:29 / E diel, 13 Gusht 2017

5 mënyra se si të zgjoheni me flokë plot shkëlqim!

5 mënyra se si të zgjoheni me flokë plot shkëlqim!

Bukuria po vihet gjithmonë e më shumë në qendër të vëmendjes, e meshkujt janë prova më e mirë për këtë në një mënyrë a një tjetër: kujdesi që po tregojnë së fundmi për veten vërteton rëndësinë e peshën që ka marrë paraqitja e jashtme në përditshmërinë e secilit. Cila është pika e dobët e femrave në këtë drejtim?

Tashmë e kemi të ‘ngulitur’ në kokë që flokët janë gjysma e bukurisë së femrave, e është e padiskutueshme që koha më e tepërt i kushtohet pikërisht kujdesit të kësaj pjese të trupit. Kemi folur pafund për maskat, e me siguri shumica prej jush kanë parë rezultate të mahnitshme, që pas ditës së parë. Nga ana tjetër, ka dhe nga ato femra që nuk eksperimentojnë në këtë drejtim, e kërkojnë rrugë më të lehta për të patur flokë mahnitës. Gjumi është ai që zakonisht na bën të zgjohemi me një pamje jo të dëshirueshme, e kjo sepse nuk po tregoni përkujdesjen e duhur ndaj pamjes së jashtme. Më poshtë do të gjeni pesë këshilla, që do të ndihmojnë të keni flokë plot shkëlqim që në orët e para të mëngjesit:

1. Aplikoni një trajtim për orët e natës.

2. Mos fleni kurrë me kokën e lagur.

3. Përdorni këllëf jastiku prej mëndafshi.

4. Përpiquni t’i krihni flokët sa më pak.

5. Është më mirë të shkoni në shtrat me flokët me onde.

Temat:
Lexo të tjera