13:33 / E mërkurë, 11 Janar 2017

A duhet të flejmë me flokë të lagura?

A duhet të flejmë me flokë të lagura?

Të gjithëve na ndodh shpesh që pas dushit të mbëmjes të shtrihemi me flokë të lagur. Femrat janë ato të cilat më së shumti përtojnë të thajnë flokët, por për të gjitha ato vajza që shmangin tharësen e flokëve pas dushit nuk kemi lajme të mira. 

Të flesh me flokët e lagur nuk shkakton asnjë dëm në veçanti për flokët, por i bën ato të duken më të sheshuara, kaçurrela të çrregullta apo pa gjallëri kur ju të zgjoheni.

Në rast së flokët tuaj thahen para se të flinin qëndrojnë më të shtruara dhe të rregullta. Kur flini me flokët e lagur, floket përfundojnë në drejtime të ndryshme,duke i dhënë një pamje aspak të bukur. 

Në mëngjes mund t'ju duhet t’i lani përsëri pasi do të duket si të papastra.
Një sekret për t'i mbajtur flokët e drejtë tek thahen në mënyrë natyrale është përdorimi i sprajtit me ujë me kripë.

Tretni pak kripë në një litër ujë dhe me një shishe që sprucon lagni pak flokët. Mund të shtriheni dhe në mëngjes do të shihni që flokët do të jenë të rregullt dhe të drejtë. 

Lexo të tjera