07:06 / E hënë, 19 Qershor 2017

Këshilla se si ta përmirësoni shëndetin e lëkurës, pa shpenzuar para

Këshilla se si ta përmirësoni shëndetin e lëkurës, pa shpenzuar para

Nëse mendoni se pasja e një lëkure rrezatuese dhe të shëndetshme kushton shumë dhe merr kohë të gjatë, atëherë e keni gabim.

Vetëm pak ndryshime në stilin e jetës dhe rutinën ditore sjellin rezultate të dukshme brenda pak ditëve. Pini shumë ujë, konsumoni më shumë pemë e perime, flini 7-8 orë në ditë dhe do t’i shihni efektet mbresëlënëse.

Lëkura, flokët dhe thonjtë e pasqyrojnë atë që hani dhe pini. Nëse merrni frymë në ajër të pastër, pini duhan apo shpenzoni shumë kohë nën rrezet e diellit, atëherë këto direkt ndikojnë në shëndetin tuaj – e veçanërisht atë të lëkurës. Prandaj, para se të konsultoheni me një dermatolog se si tap përmirësoni kualitetin e lëkurës, ndiqni këto këshilla të lehta të cilat.

Shmangni rrezet e diellit

Para se të ekspozoheni direkt në rrezet e diellit, mbulojeni veten mirë dhe aplikoni krema kundër diellit të cilat ju mbrojnë kundër rrezeve të dëmshme UV. Ekspozimi në këto rreze konsiderohet si shkaktari kryesor i çrregullimeve të lëkurës dhe kancerit në lëkurë.

Pastrojeni lëkurën çdo ditë

Pastrojeni fytyrën tri herë në ditë. Gjithashtu duhet t’i hiqni qelizat e vdekura dhe grimin çdo natë para se të flini.

Çdo herë pasi të keni bërë dush, aplikoni krem të fytyrës.

Pini shumë ujë

Pini rreth 8-9 gota ujë çdo ditë për ta mbajtur trupin të hidratuar. Uji jo vetëm që ndihmon në sistem më të mirë të tretjes, por edhe i heq të gjitha toksinat nga trupi.

Veç kësaj, i ulë temperaturat e larta të trupit dhe e pastron gjakun.

Mos konsumoni duhan

Jo vetëm që ndikon në shëndetin e mushkërive, por edhe bën të dukeni më të errët dhe më të pashëndetshëm. Veç kësaj, duhani është ndër shkaktarët kryesorë para plakjes së parakohshme. 

Lexo të tjera