15:48 / E enjte, 16 Shkurt 2017

Mokasinit dhe balerinat modelet më të pëlqyera këtë sezon

Mokasinit dhe balerinat modelet më të pëlqyera këtë sezon

Mokasini, loafer, këpucë të shesha, balerina, duket sikur po flasim për të njëjtat këpucë, por nuk është kështu! 

Të gjitha këto janë modele të ndryshme, por që ngjasojnë së tepërmi. Mund t’i quani si të dëshironi mjafton të dini që ky është trendi i këpucëve të këtij sezoni. 

Të rehatshme dhe lehtësisht të kombinueshmë në çdo stil, këto këpucë nuk duhet t’i mungojnë garderobës së një femre. Të sheshta apo me pak takë, lëkure apo kamosh, në ngjyra neutrale apo të forta këto janë këpucët më elegante të pranverës 2017.

Nuk është trend vetëm i këtij viti, pasi dhe gjatë vjeshtës që lamë pas ky ishte modeli më i pëlqyer i këpucëve.Nga versionet në stilin e burrave deri tek ato më femërore të punuar me detaje metalike apo pellushi zbuloni modelet më të bukura në galerinë e mëposhtme dhe frymëzohuni për blerjet tuaja të ardhshme.

Lexo të tjera