10:45 / E hënë, 20 Mars 2017

Roza, ngjyra e rekomanduar për veshjet e kësaj pranvere

Roza, ngjyra e rekomanduar për veshjet e kësaj pranvere

Stilistët gjatë sfilatave të fundit kanë sjellë rozën në mijëra mënyra, në fustane, këmisha, pantallona, bluza, në aksesorë si çantat dhe sandalet.

Mania për ngjyrën rozë mbërrin deri edhe tek flokët. Të shumta janë modelet që kanë ngjyrosur flokët me ngjyrën e modës së pranverë-verë 2017, duke i bërë ato edhe më mahnitëse.

Nuanca që shkëlqejnë, për ditët e nxehta që do të vijnë: nga roza e ndezur, deri tek roza e mjedrës. 

Edhe Pantone, agjencia amerikane e specializuar në katalogimin e ngjyrave , ka bërë punën e saj duke dizenjuar “Pale Dogëood” (rozën e çelur) dhe “Pink Yarrow” (luleshtrydhen) si nuancat më në modë për pranverën, por shtëpitë e modës kanë shfrytëzuar çdo lloj nuance të rozës. 

Për gratë më romantike, Fendi dhe Blumarine kanë menduar për një rozë delikate dhe elegante, që ka fuqinë për të ndriçuar çdo veshje.

Është parë shumë në pasarela nga Dsquered2 tek Roccobarocco, nga Dolce&Gabbana tek Ermanno Scervino, dhe do të vazhdojmë ta shikojmë deri në koleksionet e vjeshtë dimër. 

Kjo ngjyrë rozë me efekt “princeshe” mund të vishet çdo ditë me bluza e funde për në zyrë, ose në mbrëmje në fustane dhe aksesorë metalizato.

Lexo të tjera