19:35 / E diel, 13 Gusht 2017

Sekretet e femrave për aplikimin e lajnerit në mënyrë të përsosur!

Sekretet e femrave për aplikimin e lajnerit në mënyrë të përsosur!

Jo, këto lloj femra nuk janë të përfshirë në ndonjë sekt të veçantë e as nuk posedojnë ndonjë fuqi të mbinatyrshme. Nënkuptohet, vetëm mënyra e aplikimit të grimit. E tërë fuqia sillet në të vërtetë në duart e tyre. Ja se çfarë fshihet pas këtyre truqeve e që ne ndoshta nuk dimë si të vendosim as maskarën, as qerpikët artificialë e lëre më aplikimin e lajnerit për sy!

Këto femra përdorin primer (bazë)

Nuk ka asgjë më të keqe se aplikimi i dobët i lajnerit. Nëse dëshironi të ndaloni këtë katastrofë për shkak se nuk keni aplikuar në mënyrë të duhur lajnerin, atëherë sigurohuni që të vendosni pak primer në kapakët e syrit. Kjo do të mbajë në vend tërë lyerjen për gjatë ditës!

Ato e dinë se cila formulë iu përshtatet më së miri

Lajneri për sy në formë lapsi është padyshim më e lehtë për t’u aplikuar në krahasim me lajnerin e lëngshëm. Nëse jeni një fillestare në kozmetikë, së pari aplikoni lajnerin me laps e më pas provoni me atë të lëngshëm. Sigurisht nuk ka asgjë të keqe nëse përdorni lajnerin në formë të lapsit, kjo mund të ju ndihmojë në definimin e vijës.

Ato dinë si të vënë në funksion duart e tyre

Para se të filloni të aplikoni vijën, gjeni një sipërfaqe të sheshtë ku mund të vendosni duart, por edhe të mbështetni bërrylat. Duar të qëndrueshme – linja të sakta, kjo është formula më e saktë. Duhet të keni kujdes gjatë grimit!

Ato dinë të kombinojnë nuancat

Vendosja e lajnerit të parë mund të jetë paksa i çrregullt apo kaotik, por ju mund të krijoni tone të ndryshme duke krijuar efekt të përsosur gjatë aplikimit të lajnerit. Mund ta ndihmoni procesin me anë të hijëzimeve apo nuancave të përafërta.

Ato tërheqin vijën nga jashtë-brenda

Në vend që të aplikoni vijën nga brenda skajit të syrit e deri në skajet, mënyra më e duhur është të aplikoni të kundërtën e kësaj. Filloni nga qoshet apo skajet me një vijë të lehtë duke vazhduar nga brenda – kështu linjat do të jenë më të saktë dhe identike.

Ato përdorin korrektor për të pastruar gabimet e mundshme

Nëse keni gabuar dikë – punë e madhe! Për këtë ekziston korrektori për të pastruar të gjitha gabimet e mundshme, në mënyrë që të dukeni e përsosur!

Ato rregullisht ndërrojnë lajnerët

Kozmetika ka një afat dhe mos luani me të! Është mirë të ndërroni lajnerët në çdo dy muaj, ato të lëngshëm katër deri gjashtë muaj, ndërsa lanerin në formë lapsi çdo një vit. Sigurisht nuk dëshironi të ju grumbullohen bakteriet afër syve!/femra.net/

Lexo të tjera