16:22 / E diel, 16 Korrik 2017

Tri këshilla se si t’ju zgjas rroja më shumë dhe si ta mbani lëkurën të pastër

Tri këshilla se si t’ju zgjas rroja më shumë dhe si ta mbani lëkurën të pastër

Rruajtja e këmbëve mund të jetë një detyrë paksa e mërzitshme – por nëse e bëni siç duhet, ju nuk do të keni nevojë ta kapni briskun e rrojës aq shpesh sa bëni tani.

Vera është këtu, gjë e cila për shumicën nënkupton se këmbët janë jashtë! Të gjitha femrat duan të kenë këmbë të pastra dhe të bukura kur dëshirojnë të veshin fustane dhe mini-funde, por kjo gjë arrihet vetëm me rrojën e përsosur, e cila gjithashtu ndikon që të rruheni më rrallë.

Për një rrojë më të mirë dhe më të pastër, ndiqni këto këshilla:

Bëni dush para rroje Qimet e hidratuara prihen më lehtë, ndërsa një dush i nxehtë ndihmon në heqjen e vajrave nga lëkura për një prerje sa më të pastër.

Sipas Cosmopolitan, zhytja e këmbëve në ujë për dy deri në tre minuta është sasia optimale e cila kërkohet për një rrojë të përsosur – 15 deri 20 minuta vlerësohet si periudhë tejet e gjatë dhe ep anevojshme.

Mos e shtypni shumë briskun Mos vendosni shumë presion në briskun tuaj – kjo këshillë do t’ju ndihmojë t’i parandaloni prerjet dhe pezmatimet e ndryshme të lëkurës.

Gjithmonë përdorni brisk të ri Mund t’ju duket si këshillë e panevojshme ngase mund ta keni ditur edhe vet, por gjithmonë keni parasysh se brisku i freskët i siguron rezultatet më të mira – dhe është më higjienik. Brisku i ri ofron prerje më të mirë të qimeve dhe i parandalon pezmatimet e ndryshme. 

Lexo të tjera