22:12 / E enjte, 20 Prill 2017

Zgjidhet problemi i grave si të mbajnë rrobat e bardha sa më ‘të bardha’

Zgjidhet problemi i grave si të mbajnë rrobat e bardha sa më ‘të bardha’

Gratë që kanë zgjedhur të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për familjen shpesh

ankohen se rrobat e lara nuk kanë bardhësinë e duhur. Këto metoda krejtësisht me
produkte natyrale mund të ndihmojnë dhe bardhësia e rrobave do të jetë ‘verbuese’.

1-Mbushni një enë me 2 litra ujë. Shtrydhni sipër 3 kokrra limoni. Më pas hidhni një
lugë gjelle kripë dhe përzieji së bashku që të formohet në masë homogjene duke shtuar
edhe një grush me pluhur pastrues, ashtu si i themi ne milva. Më pas merrni një rrobë të bardhe dhe vendoseni në enë. 

Lëreni 40 minuta dhe më pas futeni në lavatriçe. Kjo metodë ndihmon edhe në largimin e njollave që krijohen ndonjëherë nga djersa apo produktet me përmbajtje alkoli.

2-Këmisha më e bardhë me limon dhe sodë buke. Duhet një lugë gjelle me sodë buke
dhe më pas prisni një gjysmë limoni dhe përzieji së bashku në ujë. Vendosni këmishën
dhe lërëni për 15 minuta. Më pas mund ta lani edhe me dorë si zakonisht. Ose mund ta
hidhni direkt sodën sipër këmishës dhe ta fërkoni më një copë sipër njollave.

Lexo të tjera